Capital T është pa dilemën më të vogël një nga meshkujt më seksi shqiptar.
View this post on Instagram
Ai ka një fizik të admirueshëm për të cilin ka punuar gooxha gjatë. Në fakt më i admirueshëm se fiziku është vet historia e transformimit, me të cilën ai ka vendosur të frymëzojë edhe të tjerët.
Rreth një vit më parë, i ftuar në “Haje ose thuaje” të emisionit NIN të Klan Kosova, ai sfidoi moderatorin Alaudin Hamiti për të nisur një regjim të ushtrimeve, premtim të cilin Alaudini e dha!
E mbi të gjitha, e ka mbajtur!
Prej kohësh është mëse i vërejtshëm transformimi fizik i moderatorit të njohur.
Kilogramët e tepërt më s’janë aty por muskujt e tonifikuar nga ushtrimet po!
View this post on Instagram
Rregullsia në palestër nuk përjashtohet as përgjatë pushimeve në Meksikë, siç kuptohet nga postimet e Hamitit në rrjetin social Instagram.
Basti i “Haje ose thuaje” është çuar definitivisht në vend! /Prive.al