Uname:Linux prive 4.15.0-213-generic #224-Ubuntu SMP Mon Jun 19 13:30:12 UTC 2023 x86_64

Base Dir : /home/prive/public_html

User : prive


Aktorja e njohur: Jam ngacmuar seksualisht në moshën 9 vjeçare. – Privé – Faqja Zyrtare

Aktorja e njohur: Jam ngacmuar seksualisht në moshën 9 vjeçare.

By

Pas skandalit të producentit hollivudian Harvey Weinstein që është akuzuar për ngacmime seksuale nga një numër i madh aktoresh, ka filluar fushata “Me Too” që në shqip do të thotë ‘Edhe unë”.

Kjo kampanjë është zëri kundër këtij fenomeni duke treguar publikisht kush është ngacmuar e abuzuar seksualisht.

Në kuadër të saj ka ardhur edhe reagimi i aktores së njohur America Ferrera e cila në postimin që ka bërë në twitter ka treguar se është ngacmuar seksualisht.

Ferrera ka thënë se për herë të parë është ngacmuar seksualisht në moshën 9 vjeçare nga një burrë por nuk i ka treguar askujt se ka pasur turp, por tani ajo bën thirrje që të thyhet kjo heshtje sepse kështu ndihmojnë gjeneratën e re. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm