Ersela Kurti, ish-balerina e njohur e Tv Klan është larguar nga Shqipëria e bashkë me jetën e re që ka nisur në Shtetet e Bashkuara, bjondja e ëmbël i ka thënë lamtumirë dhe të fejuarit të saj, i cili me sa duket nuk ka dashur të braktisë atë çfarë ka ndërtuar në vendlindje.
Ish-miss Albania 2012, është vendosur në New York me synimin për të vazhduar shkollën, duke lënë pas marrëdhënien disa vjeçare me ish-partnerin i cili punon këshilltar i një ministri në Qeveri.
Përfaqësuesja e Shqipërisë në Miss World nuk ka dashur asnjëherë të jetë në qendër të vëmendjes dhe kjo lëvizje mendohet se ka të bëjë me dëshirën e saj për të qenë larg kamerave e thashethemeve shqiptare. /lapsi.al/