Një tjetër lëvizje e bujshme në ekranet shqiptare gati për zyrtarizim?

By

Ka tash e një kohë përflitet mbi një prurje të re në televizionin Klan përgjatë sezonit të ardhshëm.

Spektakli i humorit ‘Apartamenti 2XL’ është përfolur se do lëvizë drejt Klanit nga Vizion Plus.

E duket se një gjë e tillë është gati.

Këtë e ka lënë të kuptohet aktori Jul Deda përmes një postimi me producentin Turjan Hysko.

Në mesin e një vlugu thashethemesh mbi kalimin më të madh mediatik, të ‘Opinion’ nga Blendi Fevziu në Top Channel nga Klani, Deda ka ironizuar pak duke deklaruar në foton me Turin: ‘Bisedimet… Drejt fundit’.

Klanit i ka munguar gjithmonë një konkuruese e ‘Portokalli’ dhe me këtë lëvizje do e përmbushë këtë komponentë. /Prive.al

Bisedimet..drejt fundit. @turjanhysko

A post shared by Julian Deda (@juldeda) on

Artikuj të ngjashëm