Njihen si familje që ndër vite i kanë dhënë skenës muzikore shqiptare emra të suksesshëm.
Fjala është për familjen e Nysret Muqiqit i cili krahas bashkëshortes, zonjës Merita në hapa të tij e ka edhe djalin, Albatritin.
Por nëse mendoni që më nuk ka më kush t’ia mësyjë kësaj fushe gaboheni!
Indikacionet e para i ka dhënë Albatriti përmes një postimi në Snapchat ku shfaq motrën e tij, Albionën duke punuar në projekte të reja në studion e Threedots Production në Tiranë.
Kledi Bahiti është emri i zgjedhur për këngën e re – cover e cila do jetë debutuesja për Albionën të cilës falë bukurisë nuk i ka munguar vëmendja mediatike viteve të fundit.
E se Albiona është e zonja të këndojë u pa në një material të Maki Bajramit katër muaj më parë kur intepretoi një pjesë të shkurtër me vëllain, Albatritin përpara mikrofonit të emisionit Prive siç edhe dëshmohet në videon e mëposhtme nga minuti 6:07.
426859