Naomi Campbell nënë për herë të parë në moshën 50-vjeçare

By

Naomi Campbell ka shpërndarë një lajm befasues në Twitter. Modelja 50-vjeçare ka njoftuar se është bërë nënë e një vajze.

Ajo ndau një foto ku dukeshin vetëm këmbët e vogëlushes së porsalindur.

Noami e quajti ardhjen e të bijës “një bekim të vogël”, ndërsa u tha ndjekësve të saj “nuk ka dashuri më të madhe”.

Modelja nuk kishte njoftuar se ishte në pritje të një fëmije. Ajo njihet për ruajtjen e privatësisë së saj, dhe akoma nuk dihet nëse është bë lidhje apo kush është babai i foshnjës.

Artikuj të ngjashëm