“5” është kënga që bëri bashkë Bleron dhe Shkurta Gashin. Një projekt që mbushi shtypin rozë dhe rezultoi me shumë sukses.
Miliona klikime u rezervuan për këtë projekt për të cilin u tha se ka edhe përmbajtje nga jeta personale e këngëtarit.
Pas suksesit që ka bërë dueti i parë, mesa duket Blero e Shkurta kanë menduar një këngë të dytë së bashku.
Përmes një imazhi të publikuar nga të dy në llogaritë sociale shtohen dyshimet aq më tepër kur Blero shkruan “tik tak tik tak” duke lënë të kuptohet që numërimi nga mrapa për diçka të re ka filluar./Prive.al