Një tjetër dasmë VIP! Afrim Muqiqi marton djalin, Prive zbulon datën!

By

Vet ka kënduar në dasmat e të gjithë kolegëve të tij, pa përjashtim!

Dhe tani i ka ardhur radha Afrim Muqiqit, që të jetë nikoqir i një dasme të madhe në familjen e tij, meqë po e marton djalin.

Këngëtari në vitin 2016 ka fejuar djalin e tij, Albionin me Albertina Krajkovën ndërsa fejesa e çiftit bëri bujë në media, pasi në aheng ishin të ftuar shumë fytyra publike, ndër ta edhe politikanë.

Albioni e Albertina tani kanë vendosur që dashurinë e tyre ta kurorëzojnë edhe me martesë, ndërsa Prive zbulon se data e madhe është 7-të korriku.

Ashtu siç e do rendi dhe tradita, Albertina para dasmës ka mbajtur kanagjegjin ku për argëtimin e të ftuarve është përkujdesur vet këngëtari Muqiqi. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm