Kida së fundmi ka realizuar sfidën në Instagram, “Show me a picture of”, me të gjithë ndjekësit e saj.
Ata patën mundësinë t’i kërkonin asaj fotografinë që ato do të donin të shihnin.
Një nga ndjekësit i kërkoi ta ndante me të gjithë tatuazhin e saj më kuptimplotë. Këngëtarja më pas ndau një tatu në kyçin e saj të dorës ku është vetëm shkronja “F”.
Në prill të këtij viti, këngëtarja kishte treguar edhe kuptimin që tatuazhi i saj mbart.
Në mbishkrimin që ia la fotos që kishte postuar në atë kohë, ajo tregoi se ky tatuazh i dedikohet personit të shtrenjtë të saj, gjyshes së ndjerë. /Prive.al