Një takim i veçantë në Prishtinë për grimerin e Kylie Jenner! (Foto)

By

Është një ndër emrat më të përmendur në mediat shqiptare edhe pse nuk është nga këtu. Fjala është për Arielin, make up artistin e modeles me famë botërore Kylie Jenner por jo vetëm.

Vizita e tij në trojet shqiptare lidhet me ‘masterclassin’ që e ka mbajtur në Tiranë për grim, teksa tani ai po qëndron në Kosovë me mikeshat e tij.

Këtë periudhë në Prishtinë, Ariel e ka shfrytëzuar për të takuar edhe kolegët e tij shqiptarë e padyshim nuk kishte si të mos e vizitonte studion më të famshme shqiptare atë të Sellmës.

Prive ka siguruar disa fotografi ku shihen së bashku mjeshtërit e grimit. Detajet mbi këtë takim nuk janë bërë të ditura por duhet kujtuar që kjo nuk është hera e parë që Sellma është takuar me persona shumë të rëndësishëm të profesionit të saj në botë./Prive.al

Artikuj të ngjashëm