Për publikun u bë i njohur me paraqitjen në videoklipin e Kidës por edhe tentimet për përfshirje në muzikë rezultuan disa të suksesshme.
Pak ndoshta edhe falë pamjes, Trim Jetullahu për një kohë të shkurtër arriti të bëj fansa që e përkrahin në rrugëtimin e tij.
Me gjasë, kjo përkrahje dhe tregu muzikor që imponon një aktivitet të vazhdueshëm ka bërë që ai të mos ndalet së krijuari projekte të reja.
Pas ‘Kur don ti’, siç merr vesh Prive.al, Trimi është në përgatitje të këngës së tij të re.
Kjo këngë pritet të jetë e lançuar për publikun brenda tre ose katër javëve. /PRIVE.AL