Risi nga Albani dhe Miriami!

By

Çifti Alban Skënderaj dhe Miriam Cani shumë shpejtë do të vijnë në një bashkëpunim.

Projekti muzikor nuk është i ri pasi ata kanë vendosur të përpunojnë këngën “Unë dhe ti” të cilën Albani e publikoi tre muaj më parë.

“Unë dhe ti” do të vijë në formën e coverit, por që do të performohet nga të dy artistët.

Gjithsesi në të ardhmën e afërt nuk do të mungojnë as projektet solo. Albani vetëm se ka publikuar këngën e fundit “Duart Lart” një këngë me ritme verore, derisa në maj solli bashkëpunimin e suksesshëm me Elinel “Kam nevojë”. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm