Andrra e surprizon mahnitshëm Sinanin për ditëlindje, ai emocionohet shumë (VIDOE)

By

Këngëtari shqiptar Sinan Hoxha, sonte po feston ditëlindjen e tij të 42-të e dytë në mesin e miqve dhe dashurisë së jetës së tij.

Andrra Destani, bashkëshortja e tij i ka organizuar një ndejë private atij, duke i ftuar njerëzit më të dashur rreth një tavoline festive.

Ajo  e ka shoqëruar deri te vendi i dekoruar enkas për ditëlindjen e tij dhe nën tingujt e këngës “Shumë urime për ty”, e ka uruar bashkëshortin.

Dhe sikur kjo të mos mjaftonte, ajo i ka bërë edhe një dedikim përmes profilit të saj në Instagram, ku i shpreh dashurinë dhe i thotë se e ka thesar.

“Gëzuar ditëlindjen thesari i zemrës sime! Fjalët s’do mundeshin kurrsesi të jepnin të plotë portretin e dashurisë që zemra ime mbartë për ty. Sa herë thellohem në sytë e ty, humbem sikur në botë të frymonim vetëm ne”, ka shkruar Andrra, ndërsa Sinani është emocionuar shumë nga surpriza që ajo ka përgatitur për të.

E këtë moment, më së miri e tregon videoja që Andrra ka publikuar në Instagram. /Prive.al

Happy birthday love❤️

A post shared by Aɴdrrα Deѕтαɴι ❥ (@andrradestani) on


 

Artikuj të ngjashëm