Në përgjithësi ekziston një përceptim jo i mirë për shefat.
Të rreptë, shumë kërkues e aspak tolerant janë vetëm disa prej cilësimeve kryesore që dominojnë udhëheqësit.
Mirëpo kur është fjala për Shkenda Dubovën, pa dyshim mund të themi se këngëtarja përbën shefin që do donim ta kishim të gjithë.
Dubova, e cila krahas karrierës muzikore udhëheq qendrën e dobësimit ka vendosur të shpërblejë stafin e vajzave të saj me një udhëtim në Turqi.
Shkenda me koleget e saj ka marrë rrugë drejt njërit prej resorteve të bregdetit turk ku duket se vajzat po kalojnë shumë mirë.
Pa partnerë, pa preokupimet e përditshme, një javë larg punës pa dyshim se përbën opsionin më të duhur. /Prive.al/