Një padi është rrugës.
Moderatori shqiptar Ledion Liço, ka ngritur në padi për kolegen e tij gazetare, Mira Kazhani, për jnë shkrim që është publikuar në portalin “Tirana Post”, që ajo e drejton.
Kazhani kishte shkruar një artikull thumbues për Ledion Liçon, mbi aftësitë e tij si prind. Gjithçka ka të bëjë me një vizitë të Ledionit dhe djalit të tij London Noor në muzeun “Shtëpia e Gjetheve” në Tiranë, që ruan relikte nga koha e komunizmit, për të cilën gazetarja kritikon Liçon se si nuk duhet ekspozuar një fëmijë ndaj imazheve të tilla.
Jo vetëm kaq; ajo ka tentuar të gjejë shpëtim duke përmendur gazetën “Express” si burim të lajmit, edhepse fotografitë nga vizita me London në muze, Ledioni i kishte publikuar në Instagram.
Lapsi.al shkruan se gazeta ka kontaktuar moderatorin lidhur me padinë ngritur ndaj Mira Kazhanit, i cili e konfirmoi atë. Detaje të tjera nuk dihen, pasi janë lënë në dorë të avokatit të Ledionit.
I vetmi informacion i ditur është se Ledion Liço nuk kërkon dëmshpërblim monetar, por vetëm një ndjesë publike. /Prive.al