Këngëtares kosovare ia vodhën veturën: Kushdo që e gjen i ka 2000 euro shpërblim (FOTO)

By

Nuk ka se si të shkojë më keq dita, se sa kur të vjedhin njërën nga bukuroshet prej koleksionit të makinave.

Për këngëtaren kosovare e ndërmarrësen Shkenda Dubova, hajdutët nuk kanë pasur mëshirë kur kanë vendosur t’i hyjnë me dhunë në veturë, e t’ia vjedhin atë gjatë ditës së hënë.

Bëhet fjalë për një “Range Rover” në ngjyrë të kuqe, që këngëtarja e kishte si pjesë të koleksionit të saj të makinave luksoze.

Lajmin për Prive e ka bërë të ditur vet Dubova, e cila po ashtu, ka deklaruar se kushdo që i ndihmon ta gjejë veturën e saj apo edhe me vendndodhjen, do të ketë një shpërblim.

Dhe shpërblimi për ndihmesë ndaj saj, pason të jetë hiç më pak se 2000 euro “të thata”.

Targat e makinës “Range Rover” në ngjyrë të kuqe, siç shihet edhe në foto janë: “01-990-KK”. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm