Përmes rrjeteve sociale, Linda Halimi zbuloi siç bën pak kush ndërhyrjen e saj estetike.
Këngëtarja e njohur ridimensionoi të pasmet e saj duke zhvendosur sasi të dhjamit nga pjesët tjera të trupit tek fundshpina.
Të gjithë këtë transformim, Linda e bëri para kamerave për një emision në Atlanta.
Duke qenë se kurreshtja është e madhe, ajo ka treguar të gjitha përmes postimeve në Instagram.
Lindita ka zbuluar se për katër javë ka shtuar 12 kilogramë me rekomandim të mjekëve sepse nuk ka pasur dhjam të mjaftueshëm për ta zhvendosur në fundshpinë.
Operacioni që është ndër më të rrezikshmit në kirurgjinë estetike ka zgjatur rreth dy orë e gjysmë teksa gjatë tij, Linda ka qenë në narkozë.
Mes tjerash, këngëtarja e njohur ka zbuluar se për katër javët në vijim e ka të pamundur të qëndrojë ulur por duhet të rrijë shtrirë në bark. /Prive.al