E tash ti vuj vuj vuj… vazhdon të jetë një nga këngët hit të Dafina Zeqirit.
Kënga e lansuar para më shumë se një viti numëron me shumë se 23 milionë klikime në Youtube.
Para pesë muajsh, ajo solli edhe versionin remix të këngës, të cilën e shoqëroi edhe me videoklip.
Së fundmi ajo ka njoftuar se po përgatit një projekt të ri, ndërsa sot me anë të një postimi paralajmëroi se së shpejti do të landojë pjesën e dytë të “Vuj Vuj Vuj”. Kënga dhe videoklipi tashmë janë finalizuar.
“Mirëmëngjesi sapo përfunduam projektin e radhës. “Vuj Vuj Vuj” 2 po vjen”, shkroi Dafina si mbishkrimin të një videoje me ekipin e saj. /Prive.al