Emocione në Dancing With the Stars: Këngëtarja shpërthen në lot

By

Një nga konkurrentet e edicionit të këtij viti të “Dancing With the Stars”, është këngëtarja Mariza Ikonomi e cila në këtë spektakël ka shfaqur talentin e saj në kërcim dhe ka marrë shumë komplimente nga anëtarët e jurisë.

Sapo mbaroi performancën e sotme, në ekranin pas saj, u shfaq e motra dhe mbesa e Marizës të cilat e përshëndetën nga larg, shkruan Xing.al

Mariza u emocionua shumë dhe nisi të qante teksa tregoi se e ka marrë shumë malli për motrën sepse ajo jeton në Las Vegas ndërsa mbesa është pika e saj e dobët. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm