“Një nder për mua të jem në hapjen e shkollës së parë shqipe në Teksas”, Dua Lipa emocionon me fjalët

By

Super ylli shqiptar me famë botërore Dua Lipa, kohëve të fundit është në qendër të vëmendjes me përformancat e saj në turneun ‘Future Nostalgia’.

Dua do të përformojë në Amerikën e Veriut deri më datë 1 prill dhe më pas do të udhëtojë nëpër Evropë deri në fund të qershorit.

Së fundmi, Dua bëri të ditur se ka marrë pjesë në inaugurimin e shkollës së parë shqipe në Texas të Amerikës.

Këtë ajo e bëri të ditur përmes disa postimeve në llogarinë e saj në Instagram, ku ndër të tjerash Dua u shpreh:

“Një nder të isha pjesë e hapjes së shkollës së parë shqiptare në Texas sot”.

“Qendra promovon kulturën, artin dhe muzikën shqiptare duke ofruar kurse gjuhësore për moshat 5-15 vjeç”.

Dua padyshim që me të arriturat e saj na bën krenar ne si shqiptarë çdo herë e më shumë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm