Një muaj pas lindjes, Edona Reshitaj bën lajmin publik

By

Aktorja e njohur Edona Reshitaj, fiks një muaj më parë solli në jetë fëmiun e saj të parë.

Në lidhje me këtë zhvillim, Prive iu informoi në njërin prej edicioneve të kaluara të emisionit të së Shtunës, mirëpo është dashur të kalojnë katër javë që kjo të zyrtarizohet edhe nga vetë Reshitaj.

Përmes një postimi në rrjete sociale, ndryshe prej shumicës dërmuese që nuk pret minutin për të ndarë emocionin, aktorja ka zgjedhur një mujorin e djalit që të ndaj disa detaje, përfshirë emrin.

Djali i aktores do quhet Dukë teksa shkrimin e plotë shoqëruar me fotografi, ua sjellim më poshtë. 

Sot një muaj, 19 Nëntor 2016, lindi djali jonë, Dukë Sllamniku.
Bashkë me të lindi edhe kuptimi i vërtetë i jetës.
Nga loçka e zemrës i urojmë jetë t’gjatë, shëndet, fat, suksese, plot dashuri, gezime dhe lumturi çdo sekond te jetës.
Duka na dha epitetin më t’rëndësishëm jetësor: Nanë dhe Babë

 

Artikuj të ngjashëm