Ronela Hajati dhe Elvana Gjata, dy prej këngëtareve shumë të suksesshme shqiptare pas një periudhe të gjatë, këtë vit u përmendën bashkë për një arsye – imitimin që e para i bëri të dytës në ‘Xing me Ermalin’.
Një lëvizje e tillë u pasua me një ‘folloë’ nga dy vajzat për njëra-tjerën pas shumë kohësh duke dhënë sinjal për një etapë të mbyllur e një lloj ngrohje të marrëdhënieve mes dysheve.
Por, përtej raportimeve në portaleve dhe sinjaleve në rrjete sociale, mbi këtë pjesë nuk pati ndonjë koment nga dyshja.
E për të parën herë, mbi Elvanën, vetë Ronela Hajati foli sot në emisionin NIN të Klan Kosova.
Këngëtarja iu shmang komentimit të drejtpërdrejtë duke u shprehur pak e habitur dhe pa njohuri mbi këtë komentim që u bë në portale.
‘Tani po e dëgjoj këtë. Mesa e di une nuk është se i kemi bëre njëra-tjetrës unfollow që t’i bëjmë follow pastaj. Unë Elvanen e njoh që fëmijë’ – deklaroi shkurt Ronela.