Një miqësi e re në estradë!

By

Estrada jonë gjithmonë është karakterizuar me relacione interesante mes artistëve.

Shoqëri të cilat i kanë rezistuar kohës, të tjera që janë prishur nga arsye të ndryshme e madje edhe relacione që kanë degjenuar në dhunë përbëjnë peisazhin në showbizin shqiptar.

Miqësi të reja po lindin kryesisht mes artistëve poashtu të rinj në moshë por as më të vjetërit nuk po ia lënë keq.

Këngëtaret Fjolla Morina dhe Rovena Stefa së fundmi po shihen shumë shpesh bashkë, duke kaluar kohë në lokalet e kryeqytetit.

Dy shoqet e reja përpos me njëra-tjerën kohë bashkë po kalojnë edhe me anëtarët e tjerë të familjes si motra e Rovenës apo edhe vajza e vogël e Fjollës. Me Alayah-n, këngëtarja nga Shqipëria ka rënë në dashuri duke mos rreshtur së postuari imazhe të bukuroshes së ëmbël.

Koha do ta dëshmojë se si do rrjedh miqësia mes vajzave në të ardhmen. Një duet në muzikë nuk do ishte ide e keqe! /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm