Një milionëshi i lehtë për Encën: Vuloset suksesi i ‘Ciao’

By

Shumë gjëra kanë ndodhur rreth e tek Enca muajve të fundit.

Kontrata me Universal Music, prishja me Noizyn e si rrjedhojë largimi nga OTR dhe një karrierë edhe zyrtarisht 100% në forcat e veta kanë shoqëruar këngëtaren e shumë hiteve përgjatë muajve të parë të 2017-tës.

E ndonëse mund të jenë dukur se punët kanë shkuar pak lëmsh, në fakt pak gjëra kanë ndryshuar kur është fjala tek suksesi dhe fansat.

Këtë e ka vulosur projekti ‘Ciao’ i publikuar dy ditë më parë që ka marrë një vëmendje shumë të madhe.

Kënga e cila ishte mësuar përmendësh nga shumë njerëz edhe pa u publikuar akoma po korr sukses të madh të reflektuar edhe në klikime. Për 48 orë, ‘Ciao’ ka kapur milionëshin e parë duke konfirmuar faktin se gjërat janë në rrugën e duhur për Encën, të cilës hitet nuk i kanë munguar përgjatë dy-tre viteve të fundit.

#Selfmade Enca do na shoqërojë përgjatë ditëve të nxehta të mbetura në verë teksa punët në këngë të reja tashmë vetëm se kanë filluar. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm