Ka vetëm një javë që ka publikuar këngën e saj më të re. Por kjo kohë e shkurtër po rezulton të jetë e mjaftueshme që të vuloset fakti se Kida ka goditur sërish në shenjë.
“S’ki ide” që po pëlqehet shumë tashmë ka arritur të grumbullojë mbi një milionë shikime në Youtube që vazhdon të mbetet treguesi më i mirë për trendet e një prodhimi muzikor tek ne.
Kujtojmë se kjo këngë përmbylli një vit tejet të suksesshëm për këngëtaren që me hitet “Premtimet” e “Boni zo” u bë tejet e kërkuar kudo ku flitet shqip.
Kujtojmë se nëse nuk ndryshojnë planet, në agjendë për Kidën është një bashkëpunim me Xhensilën që këtë vit bashkoi forcat me një tjetër emër të On Records, Mozzik duke sjellur një sukses në vete. /Prive.al/