Kurrë më parë nuk i kishim parë nën shoqërinë e njëra tjetrës!
Por dy këngëtaret, Elvana Gjata dhe Era Istrefi, janë parë duke e kaluar mbrëmjen bashkë. Të mërkurave zakonisht në Prishtinë dilet në mbrëmje, dhe të njëjtën gjë kanë bërë dy këngëtaret e njohura.
Është Istrefi ajo që në Instagramin e saj e ka publikuar një fotografi, ku shihet në sediljet e pasme të një makine bashkë me Gjatën.
Dyshja po këndonin një këngë të famshme të muzikës rep, ndërsa dukej që po kënaqeshin nën shoqërinë e njëra tjetrës. /Prive.al