Ne mezi e kuptuam se ajo ishte shtatzënë pasi që nuk vërehej aspak nga tiparet fizike ngaqë nuk shtoi fare-fare peshë.
Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Zaimina Vasjari, i njoftoi fansat e saj vetëm pas gjashtë muajsh se po bëhej nënë.
Dhe menjëherë pas lindjes ajo riktheu format e saj, duke u shfaqur në rroba banje derisa bënte pushimet.
E edhe tani që Khloe e bija e saj ka mbushur 1 vit jetë, këngëtarja po ia del të duket tejet atraktive ndonëse e angazhuar si nënë.
Së fundmi ajo ka publikuar një fotografi me vogëlushen e saj, ku shfaqet në rroba banje dhe linjat e saja janë afër perfektes, ndërsa në këtë fotografi, këngëtarja i lë pak imagjinatës!