E diela e javës që lamë pas, përfundoi me një emision të ri në televizionin shqiptar TV Klan.
Ishte Marina Vjollca, moderatorja e famshme, që debutoi me spektaklin e shumëpërfolur “C’est La Vie”, duke marrë zemrën e mijërave shikuesve.
Dhe jo vetëm të shikuesve, por edhe të kolegëve të saj e artistëve shqiptarë.
Është këngëtarja Miriam Cani ajo që ka mbetur e fascinuar nga paraqitja e Luanës këtë të diele, dhe ajo nuk ka hezituar aspak t’i bëjë asaj një mal me komplimente në një fotografi që Marina kishte publikuar në Instagram.
Këngëtarja e cilëson si shumë të kompletuar moderatoren, duke i shtuar se ishte kënaqur me emisionin që ajo e drejton.
“Marina zemër, të kam ndjekur të dielën dhe më ke pëlqyer shumë. Jo vetëm yll e bukur, por super e kompletuar. Bravo zemër. Uroj të të shkojë sa më mbarë. Të përqafoj”, ka shkruar ajo.
E për një vajzë të dashur siç është Marina, ky kompliment nuk mbetet pa u kthyer prapa. /Prive.al