As vetë e as partneri nuk përkasin në besimin e krishterë por kjo duket të mos e ketë penguar Genta Ismajlin që t’i thotë po dhuratave për Krishtlindje.
Këngëtarja e njohur që po shijon romancë me një biznesmen turk ka zbuluar ‘malin’ me dhurata që ka pranuar nga i dashuri.
Bëhet fjalë për përplot blerje nga marka e preferuar Louis Vuitton të cilat Genta i ka ndarë me ndjekësit në Instagram me ç’rast publikisht ka falenderuar Hussein për to.
Kujtojmë se pak ditë më parë në Zvicër, këngëtarja u shfaq krah një veture luksoze Range Rover dhe një buqete me lule nën mbishkrimin: ‘Jeta është e bukur’.
E si të jetë ndryshe? /Prive.al