Një lajm jo fort i mirë për gjithë ata që pëlqejnë Florin? (FOTO)

By

Ai është një prej artistëve më të pëlqyer shqiptar.

Përkundër viteve që kalojnë, Flori Mumajesi falë talentit dhe trurit të tij që prodhon vetëm hite, ka dominuar çdo verë duke mbushur nga një sezon në tjetrin, sallat plot!

Në secilin cep ku flitet shqip e diasporë, ai ka qenë vazhdimisht i angazhuar me data të shumta por duket se këtë verë gjërat do ndryshojnë pak.

Këtë e ka lënë të kuptohet vetë kantautori përmes një postimi ditën e sotme.

Teksa shpreh me dozë melankolike emocionet për mbrëmjën që la pas në Tiranë mes publikut të zjarrtë, ai ka paralajmëruar se në verë do jetë në pak vende.

‘Nuk e di kur do te rishihemi por e di se do te me mungoni. […]Gjithesesi qe mos ta dramatizoj shume, ne do jemi prane jush ne ato pak data qe kemi mbyllur per vitin 2018 dhe do bejme maksimumin! Ju dua? Eshte pak! Shihemi gjate veres ‘ – shprehet mes tjerash artisti në postimin e bërë.

Kushdo që se koncepton veten pa një koncert të Florit gjatë verës bën mirë t’i shikojnë datat me kujdes dy herë për të mos humbur ato pak koncerte që janë paralajmëruar. /Prive.al

@vikkraja Dje nje nga mbremjet me te bukura ne Tirane ? Ju pash ne sy te gjitheve, ju pershendeta te gjitheve dhe e leshova shpirtin sikur te ishte nata e fundit qe do isha prane jush… Nuk e di kur do te rishihemi por e di se do te me mungoni. Kemi data te mbyllura nderkohe dhe sigurisht do ti realizojme pa marr parasysh kushtet e tmerrshme te vendeve ku kendojme dhe pse bejme si “ARTISTA” “njerezit” me te cilet bashkepunojme, organizator, “menaxher” sekser apo pronar fatkeqesisht 70% nuk kane lidhje fare me muziken, edhe pse ndihen më “ARTIST” se vet “ARTISTI” te cilin kane ftuar dhe mezi e kane siguruar! Ndoshta disa do kenaqen, ska gje une gjithmone kam preferuar te flas me pune! Gjithesesi qe mos ta dramatizoj shume, ne do jemi prane jush ne ato pak data qe kemi mbyllur per vitin 2018 dhe do bejme maksimumin! Ju dua? Eshte pak! Shihemi gjate veres ??

A post shared by Flori Mumajesi (@iamflorimumajesi) on

Artikuj të ngjashëm