Muaji Maj i 2016-tës për familjen e këngëtarit Sinan Vllasaliu gjithmonë do mbetet i veçantë.
Ishte ky muaj që solli një anëtar të ri në familje, me nipin, Janin i cili erdhi në këtë botë për të ndryshuar në çdo dimension jetën e gjithë anëtarëve të familjes.
Se ndjesia e të qenurit gjysh është e veçantë, këtë nuk ka ngurruar ta thotë as vetë Sinani në secilën intervistë përgjatë një viti e pak.
E duket se një ndjesi të tillë, shumë shpejt, këngëtari i mirënjohur do ta përjetoj sërish.
Vajza e këngëtarit, Edona është shtatzënë dhe këtë e ka konfirmuar vetë ajo kur u kontaktua nga portali Prive.al.
Momentalisht, na mbetet të shpresojmë për një shtatzëni të mbarë për Edonën e cila brenda pak muajsh, do ta bëj Janin me një vëlla ose motër. Urime familjes! /Prive.al/