Një lajm i mrekullueshëm për të gjithë fansat e serialit “Kafeneja jonë”

By

“Kafeneja jonë” është një prej serialeve që ka mbetur në kujtesën e publikut.

Pavarësisht viteve që kanë kaluar nga ndërprerja e tij, kërkesat janë të vazhdueshme për të risjellë serialin e dashur me grupin e tij të aktorëve sërish në ekran.

E një lloj ribashkimi, pavarësisht se jo i plotë po vjen në një projekt të ri!

Lajmi është tashmë zyrtar!

Projekti më i ri titullohet “Bufe e parlamentit” dhe do të bëjë bashkë disa prej aktorëve më të pëlqyer nga koha e artë e kafenesë si Fatmir Spahiu, Fatos Kryeziu, Astrit Kabashi e Donat Qosja.

Situatat që do të sjellë ky serial do jenë komike dhe nga vetë titulli kuptohet që do të përkojnë në fushën e politikës.

“Bufe e parlamentit” do të transmetohet në televizionin publik. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm