Një klip sensual – Anxhelina është gati për këngën e re

By

Pas një pauzë shumë të gjatë nga muzika, Anxhelina është rikthyer më e rritur dhe më e vendosur në atë se çfarë dëshiron që muzika e saj të tingëllojë.

Rikthimi i saj pas gati një dekade, ndodhi me këngën “Precious” që u lansua në dhjetor të vitit 2020.

Më pas ajo lansoi edhe këngën “No Drama”, ndërkaq së shpejti do të kemi një këngë të re nga këngëtarja.

Në llogarinë e saj në Instagram, ajo ndau disa sekuenca nga xhirimet e videoklipit ku shfaqet në disa skena shumë sensuale.

Kënga e re do të titullohet “Run For”, dhe Anxhelina akoma nuk ka ndarë detaje të tjera të lansimit. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm