Pasi publikoi këngën e fundit me Luana Vjollcën, këngëtari nga Peja, Ramadan Krasniqi, nuk po i ndalë duetet me vajzat e bukura shqiptare
Sot është lansuar dueti i parë në mes këngëtares Greta Koçi dhe Ramadan Krasniqit.
Kënga quhet “Jeta ime”, e është një këngë që përçon lumturi e me ritme ballkanike, që të bëjnë të vallëzosh.
Një këngë tipike për disponim të verës, “Jeta ime” është me tekstin e Eni Koçit, motrës së Gretës. /Prive.al