Kur masat ndaj COVID-19 po vazhdojnë që të jenë në fuqi, këngëtarja Argjentina Ramosaj duket ta gjetë gjetur mënyrën më të mirë të mundshme për ta kaluar karantinën.
Larg qytetit e në zemër të natyrës, Ramosaj bashkë me djalin Noah dhe bashkëshortin, Dukagjinin është zhvendosur në vilën në Bogë të Rugovës.
Me një pamje piktoreske si ajo e Bjeshkëve të Rugovës, gjithçka bëhet më e lehtë në kalimin e ditëve të cilat na kanë shkëputur nga rutina e përditshmërisë tonë.
Krahas kohës me familjen shpresojmë që kjo periudhë t’i ketë shërbyer këngëtares edhe që të mbushë bateritë për një rikthim në muzikë, ashtu siç duan fansat e saj besnikë. /Prive.al