Një histori brutalisht e sinqertë – Action Bronson publikon librin e tretë me radhë

By

Në një postim në llogarinë e tij në Instagram, reperi me prejardhje shqiptare, Action Bronson njoftoi se ka lansuar librin e tij. Ky është i treti me radhë pas librave, “Stoned Beyond Belief (2019)” dhe “F*ck, That’s Delicious: An Annotated Guide to Eating Well (2017)”.

Libri i ri titullohet “F*ck It, I’ll Start Tomorrow: A True Story” (“Në djall, Do ia filloj nesër: Një histori e vërtetë”).

Sipas Amazon, libri është një kronikë brutalisht e sinqertë në lidhje me luftën me peshën, varësinë nga ushqimi dhe udhëtimin drejt vetë-pranimit. Action Bronson ndan të gjitha ato që ai ka mësuar në dekadën e kaluar për t’ju ndihmuar të ndihmoni veten.

Kjo nuk është një hartë rrugore për të arritur një të ashtuquajtur trup perfekt. Në vend të kësaj, Bronson do të ndajë udhëtimin e tij për të gjetur besim, për të mbajtur larg ndjenjat negative, të qëndrojë i arsyeshëm, të qetësohet dhe të mos shikojë në pasqyrë duke shpresuar të shohë askënd përveç vetes. Libri nuk ka të bëjë me humbjen e peshës – ka të bëjë me të qenit dhe të ndjehesh shkëlqyeshëm, pavarësisht nga madhësia ose forma. Bëhet fjalë për të jetuar të shëndetshëm.

Artikuj të ngjashëm