Majki, një prej emrave më të suksesshëm të kohëve të fundit në diskografinë shqiptare është përballur me një zhvillim jo fort të mirë gjatë ditës së sotme.
Reperit i është hakuar llogaria me qindra mijëra ndjekës në Instagram e cila aktualisht nuk është nën zotërimin e tij.
Këtë, reperi dhe këngëtari e ka treguar në Snapchat ku mes tjerash ka zbuluar se pritet që rikthimi i llogarisë të bëhet shumë shpejt.
Aktualisht, nën emrin ‘majkaveli’, në Instagram figuron një llogari private me rreth 13 ndjekës dhe vetëm një postim. /Prive.al/