Një fëmijë rrugës për Besin e Xhensilën? Ajo është gati të lërë edhe koncertet!

By

Pasi në çift martohet, të gjithë presin momentin që ata të sjellin në jetë një bebush. Prandaj, asnjëherë nuk reshtin pyetjet si: “çfarë ka të re, kur do nisni një bebe, çfarë po prisni më”.

Shpesh çiftet e reja këto pyetje i bëjnë nervoz, por jo Besnik Kallakun e Xhensila Myrtezain.

Çifti i famshëm që u martuan këtë shtator, janë të gatshëm që shpejt të krijojnë failje dhe këtë e konfirmoi Besi në një intervistë për emisionin Wake Up në Top Channel.

Duket se çifti kanë vendosur të mos presin më gjatë dhe Besi ka zbuluar se ai dhe Xhensila po përgatiten që të sjellin në jetë një fëmijë.

“Xhensila nuk ka më kënaqësi as për koncerte, as për muzikë. Ajo e ndjen dhe ma ka shprehur se është gati për familje”, u shpreh Besi. “Ne po përgatitemi, po kur ta sjellë zoti, e sjellë”, ka thënë Besi. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm