Një ditë shumë e veçantë për Almedën dhe Tolgahan!

By

Çifti i njohur aktorja shqiptare Almeda Abazi dhe aktori turk Tolgahan Sayisman po festojnë ditëlindjen e parë të vogëlushit të tyre, Efehan.

Ndonëse ditëlindja e tij e parë rastisi në mes të pandemisë, çifti u kujdesen që kjo ditë të kishte kujtime të bukura.

Të shumta ishin urimet dhe dedikimet për ditëlindjen e të birit të cilat emocionuan prindërit.

Ata po ashtu organizuan edhe një festë të vogël me temë nga filmi i famshëm “Star Wars”.

Maskota e Darth Veder përshtatej edhe tortën e njëjtë që kishin përgatitur për të voglin Efehan. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm