Një deklaratë e saj nxjerr blof dukeshën Meghan Markle

By

Gjatë intervistës së saj me Oprah Winfrey, Meghan Markle tha se ajo dhe Harry i shkëmbyen betimet 3 ditë para dasmës së tyre zyrtare, në maj të vitit 2018.

Por kryepeshkopi i Canterbury, Justin Welby, i cili i celebroi, e ka përgënjeshtruar diçka të tillë, duke thënë se ai do të kishte kryer një krim të rëndë nëse do të kishte nënshkruar certifikatën e martesës atë ditë, duke e ditur se ishte e rreme. Megjithatë, ai pranoi se u takua me çiftin paraprakisht në një mjedis privat.

Gjatë intervistës së gjatë me Oprah Winfrey, në fillim të këtij muaji, Meghan tha:

“Ne u martuam 3 ditë para dasmës sonë. Askush nuk e di këtë gjë. Por ne thirrëm kryepeshkopin dhe thamë: ‘Shikoni, kjo gjë, ky spektakël është për botën, por ne duam bashkimin tonë midis nesh. Kështu që betimet i kemi shkëmbyer kur kemi qenë vetëm ne të dy në oborrin e shtëpisë me kryepeshkopin e Canterbury.”

Ndërsa së fundmi, kryepeshkopi tha për gazetën italiane La Repubblica:

“Unë u takova Dukën dhe Dukeshën e Sussex disa herë në një mjedis privat përpara ceremonisë zyrtare të shtunën më 19 maj 2018. Ajo ditë ishte dita e martesës. Nëse do ta kisha nënshkruar certifikatën në një ditë tjetër, do të kisha kryer një krim të rëndë. Martesa u festua më 19 maj. Por unë nuk do të them çfarë ndodhi në takimet tona të tjera.”

Gazeta Sun publikoi një kopje të certifikatës së martesës së Princit Harry dhe Meghan, e cila tregonte se çifti ishin martuar legalisht në Kalanë e Windsor. Dokumenti mbante datën 19 maj 2018 dhe tregonte emrat e Princit Charles dhe nënës së Meghan, Doria Ragland si dëshmitarë.

Artikuj të ngjashëm