Një çantë e personalizuar me iniciale në Louis Vuitton, nuk kushton ashtu siç mendonim

By

Të gjithë duam të kemi një nga çantat legjendare të Louis Vuitton. Kemi parë canta kuleta e valixhe të tilla, ku shumë njerëz edhe kanë stampuar inicialet e tyre, duke e personalizuar edhe më tej artikullin e Louis Vuitton.

Shumë nga në kemi parë çantat e tilla me iniciale dhe gjithnjë kemi menduar, kur një çantë Louis Vuitton kushton me mijëra euro, sa do të kushtonte stampimi i inicialeve?

Me hapësirë për deri në tre inicialet në një koleksion prej 18 ngjyrave frymëzuese, ky është shërbim falas dhe është një vulë dallimi dhe elegance. Ju mund të zgjidhni stampimin kur porositni produktin tuaj  online ose mund të pyesni për këtë shërbim në çdo dyqan Louis Vuitton.

E ju që keni plan të blini një çantë të tillë, mos anashkaloni  këtë hap që çanta juaj të jetë sa më e veçantë. /Prive.al

Image result for louis vuitton initials

 

Artikuj të ngjashëm