Një bilionere si Kylie Jenner nuk ka se si mos t’i bëjë vetes një dhuratë të tillë

By

Kylie Jenner sapo rriti koleksionin e saj të veturave luksoze me një set të ri rrotash!

Bilionerja e vetë-bërë nuk është e panjohur me vetura luksoze. Në qoftë ajo veturë dhuratë për ndonjë të afërm të saj ose dhuratë për veten, Kylie është fanse e flaktë e luksit.

As kjo javë nuk ishte ndryshe, pasi ajo sapo zbuloi blerjen e saj të radhës: një Rolls Royce Phantom 2019 ose si preferon ajo ta quaj “bebja e saj e re”, e cila nuk kushton më pak se një gjysmë milionë dollarë.

Edhe pak Kylie feston ditëlindjen e saj të 22-të , e ky është rasti më i mirë për të llastuar veten me një dhuratë qindra mijëra dollarë. Çfarëdo qoftë rasti, koleksioni i saj i makinave është tejet impresionues!

Burimi: TMZ.com

 

 

 

 

 

Artikuj të ngjashëm