Traileri zyrtar i filmit “A star is born” sapo është lansuar.
Filmi më i ri amerikan, ku luajnë yjet e filmit e muzikës si Lady Gaga e Bradley Cooper, është gati për premierën në fund të këtij viti.
Përderisa Gaga vjen nga bota e muzikës, ajo e ka testuar veten duke luajtur në një film artistik i cili është realizuar me regji të Cooper i cili po ashtu, ka punuar edhe në skenar.
E në videon paralajmëruese të këtij projekti, Cooper e Gaga, që të dy, shihen duke kënduar.
Filmi pritet t’i pushtojë teatrot me 5-së tetor të vitit 2018-të e më poshtë mund ta shihni se për cfarë bëhet fjalë. /Prive.al