Eranda Libohova, zëri i cili ka kënduar këngë shumë të bukura ka përfunduar një bashkëpunim të ri, sërish me një artist të muzikës moderne.
Ardit Çuni, këngëtari i hitit ‘Jena Na’ do të jetë pjesë e këtij dueti që tashmë është regjistruar.
Kënga është krijuar nga Marsel Gunga e teksta teksti nga 2Step. Çuni ka qenë ai që ka publikuar këtë informacion në llogarinë e tij në Instagram duke zbuluar se në fund të muajit do të bëhet lançimi i saj.
Projektet e fundit nga të dy këngëtarët janë solo, teksa në bashkëpunime kanë ardhur në 2016. Eranda atëkohë solli duetin me Xhesin e ndërsa Arditi me Vesa Smolicën./Prive.al