Një “babyshower” surprizë për Yllka Kuqin

By

Këngëtarja shumë e dashur është bërë nënë për herë të parë.

Ajo solli në jetë një vajzë të quajtur Luiza, të cilën e konfirmuan prindërit e saj për RTV21.

Po ashtu në llogarinë e saj në Instagram, ajo ndau imazhe të asaj që ishte festa e bebes, e që ishte surprizë nga miqtë e saj.

Festa kishte temë ngjyrën rozë dhe u organizua në Toronto të Kanadasë.

Kujtojmë që para pak ditësh, këngëtarja lansoi edhe bashkëpunimin e saj me Baby Broën dhe Cengiz Elmaz të titulluat “Selfmade”. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm