Reperi Mozzik s’ka shumë kohë që u bë baba, megjithatë kësaj pune ia ka marrë dorën shumë.
Ai madje po kujdeset që t’i bëjë edhe banjë të bijës së tij Hanës, e cila është një vogëlushe jashtëzakonisht e lezetshme.
Mozzik së fundmi ka publikuar një fotografi duke bërë banjë me Hanën, ndërsa ai është shembulli tipik i një babai modern që kujdeset për fëmijët e tij.
Përndryshe Mozzik dhe partnerja e tij Loredana u bënë prindër në dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa vajza e tyre Hana, është pothuajse po aq e famshme sa edhe ata. /Prive.al