Gjatë ditës së djeshme kanë filluar xhirimet e filmit “Sirin” me regji të regjisorit malazez, Senad Shahmanoviq.
Rolin kryesor në këtë film do ta mbajë aktorja kosovare Maylinda Kosumoviq, e cila do të luajë krahas aktoreve të njohura evropiane, Danica Curiçiq dhe yllit të filmit boshnjak “Quo Vadis Aida”, Jasna Djuričić.
Në role të tjera do të paraqiten edhe aktorët Fatmir Spahiu, Simon Shkreli, Bashkim Alaj e të tjerë.
Xhirimet e filmit do të bëhen kryesisht në Ulqin dhe Podgoricë. Ndërkaq premiera e tij pritet të jetë në fund të këtij viti.
Filmi është bashkëprodhim i Malit të zi, Kosovës, Shqipërisë, Bosnjës dhe Kroacisë.