‘Blackout’ nga Zaimina e Blero

By

Po bëhet gati një vit prej se Zaimina Vasjari i ka dhënë vetes pushim. Ajo nga kënga “Shumë” të cilën e solli 9 muaj më parë më nuk ka lansuar ndonjë këngë të re.

Mirëpo tani ajo po rikthehet dhe atë vetë e dyta. Zaimina këto ditë fillon xhirimet e këngës më të re “Blackout” të cilën e ka në bahskëpunim me Bleron.

Teksti është prodhim i Big Basta derisa kënga është punuar nga Elgit Doda. Klipi do të realizohet në Shqiperi.

Ky është bashkëpunimi i dytë në mes të Zaiminës dhe Bleros. I pari ishte 3 vite më parë në këngën “Veç ti”./Prive.al

Artikuj të ngjashëm