Nis “Përputhen”, një nga konkurrentët shfaqet pa pantallona dhe këpucë

By

Ka nisur sezoni i ri i “Për’puthen” dhe këtë herë na vjen me një formulë pak më ndryshe dhe Ori Nebiajn si prezantuese. Arjan Konomi mbetet sërish në karrigen e opinionistit.

Një nga prezantimet që habiti studion ishte ai i konkurrentit 23 vjeçar, Arbër Abdyli. Ai erdhi i veshur në këmishë por pa pantallona dhe këpucë – pa merak kishte veshur të brendshme.

Arbri ka lindur në Durrës por jeton në Tiranë dhe punon si menaxher projektesh.

“Desha të sjell pak risi, pak gjëra të reja sepse të gjithë heqin këmishën”, u shprej ai në prezantimin e parë në studio. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm